Ish ambasadori thotë se Joe Biden ka dhënë një mesazh të qartë për Qeverinë e Kurtit

Aktuale

Ish ambasadori thotë se Joe Biden ka dhënë një mesazh të qartë për Qeverinë e Kurtit

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Albin Kurti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar një letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit.

Në këtë letër, presidenti Biden i ka uruar Osmanit përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë letër të presidentit Biden e ka komentuar ish-ambasador Sabri Kiçmari.

Ai në postimin e tij në Faceboook, ka thënë se presidenti Biden ka dhënë mesazhe të qarta.

Sipas tij, njëri ndër mesazhet është gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e ardhshme.

“Këto mesazhe të qarta flasin për një orientim të qartë, të drejtë dhe të pritur nga Administrata e re e SHBA”, ka shkruar në Facebook.

Postimi i plotë:

Tri mesazhe shumë miqësore të Presidentit Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden ka rikonfirmuar pritjet tona për qëndrimin e tij mbështetës të Republikës së Kosovës. Letra e urimit drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes z. Vjosa Osmani përmban tri mesazhe shumë miqësore dhe shumë të rëndësishme:

Presidenti Biden shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e reja.

Ripërsëritet qëndrimi se Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ketë për bazë njohjen e ndërsjellë.

Ritheksohet lidhja e ngushtë e Presidentit dhe familjes së tij me Kosovën, në nderim të djalit të Presidentit Beau Biden, i cili ka shërbyer për paqe, drejtësi dhe shtet të së drejtës në Kosovë.

Këto mesazhe të qarta flasin për një orientim të qartë, të drejtë dhe të pritur nga Administrata e re e SHBA. Politika jonë e jashtme duhet t’i marrë në konsideratë me vëmendje të shtuar këto mesazhe shumë miqësore nga miku më i mirë i vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat