​Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Aktuale

​Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:13
​Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Ka nisur rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valmir Elezi, tha se arsyeja e rinumërimit të këtyre vendvotimeve është se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.

Elezi: Këto vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta

"Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve... bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave. Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta. Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar apo në disa raste kanë qenë të paplotësuara", tha ai.

Ai tha se pritet që brenda katër orëve të përfundojë rinumërimi i këtyre kutive të votimit.

Elezi: 12 vendvotimet që do të rinumërohen vinë nga disa komuna

"Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 të tjera, të cilat do të rinumërohen", tha Elezi.

Rinumërimi i 12 vendvotimeve pritet të përfundojë rreth orës 14 dhe do të bëhet sipas procedurave standarde të numërimit të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat