Qorrolli tregon si të veprojë qeveria e re, për ta rikthyer besimin e publikut në institucione

Aktuale

Qorrolli tregon si të veprojë qeveria e re, për ta rikthyer besimin e publikut në institucione

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Vigan Qorrolli

Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka thënë se rikthimi i besimit të publikut në institucione shtetërore duhet të jetë alfa & omega e qeverisë së re — me legjitimitet të plotë nga 14 shkurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se krieri fundamental për t’i dhënë shans të barabartë secilit shtetas të Republikës që të bëhet pjesë e aparatit shtetëror, duhet të jetë dinjiteti i postit dhe merita për t’i shërbyer popullit dhe jo librezë partie apo nepotizmi, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

RIKTHIMI I BESIMIT të publikut në institucione shtetërore duhet të jetë alfa & omega e qeverisë së re — me legjitimitet të plotë nga 14 shkurti.

Dinjiteti i postit dhe merita për t’i shërbyer popullit — duhet të jenë kriteri fundamental për t’i dhënë shans të barabartë secilit shtetas të Republikës që të bëhet pjesë e aparatit shtetëror.

Dhe jo siç ishte deri dje: librezë partie dhe linjë gjaku (nepotike) me të pushtetshmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat