Xhafer Tahiri flet përsëri, tregon detaje nga mosmarrëveshja me studenten

Aktuale

Xhafer Tahiri flet përsëri, tregon detaje nga mosmarrëveshja me studenten

Nga: M.H Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:24
Xhafer Tahiri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që është edhe profesor në Fakultetin Juridik, ka pasë një mosmarrëveshje me një studente para se të hyjë në një provim.

Në videon që ka siguruar shihet që Tahiri ka dashur me forcë ta fusë brenda në klasë një studente të tij derisa ajo po refuzonte.

Ndërsa kryetari Tahiri, përmes një shkrimi në facebok ka sqaruar rastin me studenten, duke u shprehur që nuk ka pasur dhunë.

Tahiri shkroi që, studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm, nuk bëhet fjalë për dhunë, përcjell “Bota sot”.

Duke shtuar më tej, Tahiri kërkon falje për rastin por që sipas tij kanë qenë veq shfrytëzim I rastit për të mbrojtur studenjta në fjalë.

Me shpresën se do të reflektojmë të gjithë veçanërisht kur bëhet fjalë për sferen më të rëndësishme – arsimin, shkuran më tej Tahiri.

Postimi i plotë

Të nderuar miq,

Sot u bëmë dëshmitarë të pamjeve që nuk i bëjnë nderë askujt dhe më së paku brezit të ri për arsimimin e të cilëve mbetem i përkushtuar jo veç unë, por i gjjthë stafi akademik në Universitetin e Prishtinës.

Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një studenti.

Fakteqësisht, studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm. Nuk bëhet fjalë për dhunë.

Unë sinqerisht kërkojë ndjesë për të gjithë ju që patet rastit t'i ndiqni këto pamje që nuk ishin tjetër pos përpjekje për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe identifikimin e studentes, e cila këtë situatë e shfrytëzoi për të mbrojtur veprimin e saj duke e shtrembëruar të vërtetën, pavarëissht se në sallë kishte plot dëshmitar.

Me shpresën se do të reflektojmë të gjithë veçanërisht kur bëhet fjalë për sferen më të rëndësishme - arsimin, ju kërkojë mirëkuptim të gjithëve për një situatë me të cilën, fatkeqësisht, mund të ballafaqohet secili profesor në Universitin e Prishtinës.

P. S Ka kohë që kam pezulluar punën në Universitet për shkak të angazhimeve në Komunë, e sot edhe pse vikend isha për të ndihmuar koleget e nderuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat