“Populli gaboi...”, Kraki: Ja pse humbi LDK e Isa Mustafës

Aktuale

“Populli gaboi...”, Kraki: Ja pse humbi LDK e Isa Mustafës

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Isa Mustafa

Profesori univesitar, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me deklarimin që bëri dje Isa Mustafa.

Sipas tij, ajo çfarë kishte shkruar Mustafa ishte perbledhja më e saktë e çorodisë në të cilën ai me argatë e kanë futë LDK-në këto vite. Po ashtu ishte prova më e fortë se si duket nje lider aksidental, i cili nuk ia ka idenë as llogaridhënies as legjitimitetit.

Ai me tej ka përmend edhe Vjosa Osmanin e përkrahur vetëm nga Haxhi Avdyli duke i dalë kundër kulturës politike të vetëshkatërrimit.

Shkrimi në Facebook:

LDK nuk humbi, populli gaboi... (Isa Mustafa)

Postimi i djeshem i Isa Mustafes ishte perbledhja më e saktë e çorodisë në të cilën ai me argatë e kanë futë LDK-në këto vite. Ishte prova më e fortë se si duket nje lider aksidental, i cili nuk ia ka idenë as llogaridhënies as legjitimitetit.

Megjithatë, asgjë e re! Ai legjitimitet kurrë s’ka pasë e llogari për rekordin e humbjeve kurrë s’ka dhënë.

Tash kampioni i humbjeve e qorton popullin që s’e votoi, në vend që t’i kërkojë falje atij dhe sidomos votuesve te LdK-se për tregtinë që bëri me votat e tyre te vitit 2019. Madje e thotë vet se nuk i kerkon falje askujt sepse « LDK nuk u ndeshkua per keq qeverisje ose per korrupsion », e nëse do ta kthente kohën pas, « do ta drejtonte njesoj LDK-ne... ».

E pse humbi kaq brutalisht pra LDK e Ises, LDK e zyreve? Sepse populli u bë papritmas mosmirënjohës apo sepse i njejti popull u vetdijesua dhe kuptoi që tash e tutje Kosovës i duhej qeveri legjitime?

Isa Mustafa në asnjë moment nuk mban përgjegjësi për debaklin historik të partisë së tij. Kjo është veti e liderëve uzurpues dhe autoritarë. Vullneti i popullit kurrë s’ka pasë rëndësi as atëherë kur Isa mbante funksione krahinore në Jugosllavinë e kuqe. Nga ajo kohë vjen ky me këtë kulturë politike të qortimit të popullit. Prandaj, dy ditë para zgjedhjeve ky dhe Dulla i tij vetedijesimin e rinisë e quanin « prishje dhe trushperlarje ».

Nuk mundem as ta përshkruaj me fjalë knaqësinë dhe gëzimin që ndjej kur shoh se si liderë të tillë jolegjitimë dhe uzurpues marrin fund politikisht ne menyren më të poshtër të mundshme. Isa Mustafa e lë politiken kokëulur dhe i linçuar nga vet votuesit e LDK-se. Ja një denim gati hyjnor përmes votës së lirë!

Ana tjetër e këtij debakli është mungesa e guximit tek gjenerata e re e LDK-së. Gjithë ata të rinj që deri dje gojë as vesh nuk hapen për t’i thënë këtij uzurpuesi BOLL MO. Sot LDK-ja e kërrusur ka brenda saj frikacakë të cilët s’kanë s’i t’i dalin kujt përballë sepse disidenca nuk bëhet pas renjës së regjimeve por gjatë tyre.

I vetmi person që bëri disidencë dhe kundershtoi kulturën politike të vetshkatërrimit ishte Vjosa Osmani, e përkrahur nga vetëm NJË deputet, mjeku i nderuar Haxhi Avdyli. Të tjerët iknin skutave dhe bënin llogaritë e tyre në pazarin e ri të qerverisë me legjitimitet të trafikuar.

Madje as sot s’kanë guxim të kërkojnë përgjegjësi nga lideri i tyre aksidental ose të paktën individualisht ta pranojnë të tyren.

Prandaj Isa Mustafa shet trimëri nga thellësia e inercisë së tij.

Prandaj Isa Mustafa ende gjendet në realitetin paralel, ku veten e sheh si lider të suksesshem e popullin si fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat