Ismet Kryeziu: Qeveria duhet ta ketë prioritet kombëtar këtë marrëveshje

Aktuale

Ismet Kryeziu: Qeveria duhet ta ketë prioritet kombëtar këtë marrëveshje

Nga: A.Zh Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:35
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka thënë se qeveria e re e Kosovës, duhet ta ketë prioritet kombëtar përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë nuk është populiste, por është moment strategjik dhe interes kombëtar.

Sipas Kryeziut, sa më shpejt që të përmbyllet kjo marrëveshje, do të garantohet qeverisja e mirë dhe zhvillimi ekonomik në Kosovë, përcjell Bota sot.

Postimi i Kryeziut në Facebook:

Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë, nuk është çështje populiste, por, është moment strategjik dhe interes kombëtar. Qeveria e re, duhet ta ketë prioritet kombëtar dhe t’i jap epilog kësaj marrëveshje.

Sa më shpejtë të marrim përgjegjësi dhe të jemi të angazhuar ta përmbyllim marrëveshjen, aq me shpejtë do të garantojmë qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik në Republikën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat