Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i reagon ashpër Besian Mustafës, ja çka thonë...

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i reagon ashpër Besian Mustafës, ja çka thonë...

Nga: P.R Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:23
Besian Mustafa

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kandidatit për deputet të LDK-së, Besian Mustafa, i cili përmes një letre publike ka kritikuar partinë e tij pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Letra e Besain Mustafes është letër e një demagogu te vonuar dhe te 'penduar' i cili posa te viie ne pushtet partiak vazhdon avazin e vjetër...'akademinë politike ' me te cilën i ka rritur(regjur) lideri Mustafa “, thuhet në reagimin e familjes Imeri.

Postimi i plotë:

-Besian Mustafa paska shkruar nje kenge vajtimi te varri i LDK-se!

-Kjo leter e vonuar Besian Mustafes nuk eshte bindese fare. Nuk e rikthen besimin, kujdesin devotshmerine 'mekatari penduar', thote nje varg ne Dhjaten e vjeter.

-Ai qe ka zhgenjyer elektoratin e LDK-se, ai nuk eshte as i pranuar dhe as i falur nga sovrani, fatkeqesisht kjo stuhi e gjykimeve te rroku edhe ty Besian, sepse qendroje ne anen e liges se atyre qe qellim paten te sjellin LDK ne tabut.

-Fjalet e tua ne kete nekrologji jane tipike per shume arsye, per te gjitha arsyejet!

Lojaliteti ndaj atij qe kishte mision te rrenoje LDK u beri argat te verber ne sherbim te kesaj maskarade . . disi zhagun ia ke bart me mburrje Isa Mustafes dhe klikes se tij kete nuk e harron sovrani.

u bere pjese e Klikes qe shkaterroj LDK dhe kjo fature eshte perbashket . Ky 'reflktim' i yti ne kete kohe eshte manover tipike e nje 'mekatari' qe shpalos pas humbjeve te pashpresa 'pendesen'.. vjen ne kohen e pakohe ..

-Rrije i heshtur athere kur do te duhej ta qoje zerin deri ne qiell, tash po mundoshesh te thuash diçka por hiç nuk ka vlere kjo cka thua ... nuk te degjon njeri .Sakrifikuat LDK per Isa Mustafen ky eshte konstatimi i sovranit .

te duhej te flisje atehere , kur Isa Mustafa e Agim Veliu me zuzare ngrehen zhag z. nika Gervalla , do te duhej ti dalje ne mbrojtje Vjosa Osmanit atehere kur padrejtesisht e perjashtuan , linquan dhe debuan nga Partia .

Letra e Besain Mustafes eshte leter e nje demagogu te vonuar dhe te 'penduar' i cili posa te vie ne pushtet partiak vazhdon avazin e vjeter...'akademine politike ' me te cilen i ka rritur(regjur) lideri Mustafa .

Elektorati i LDK-se ka migruar ai nuk kthehet me ne LDK .Nuk rikthehet me aty ku, per dy dekada eshte nençmuar,mashtruar , share zhgnjyer etj.

Qytetari ka votuar lideret e vet, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin ata mbajne fjalen dhe besen .Vota e vetedijes eshte dhene ajo nuk shkon me ne LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat