Abbott pas takimit me Osmanin: Presim angazhim me qeverinë e ardhshme

Aktuale

Abbott pas takimit me Osmanin: Presim angazhim me qeverinë e ardhshme

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:10
Foto nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka diskutuar sot me presidenten në Detyrë të vendit, Vjosa Osmani, mbi procesin e zgjedhjeve të fundit.

Ai bën të ditur se në takimin që ka pasur me të, e ka uruar Osmanin, dhe pret angazhim të mëtejshëm të Mbretërisë së Bashkuar me qeverinë e ardhshme, njofton Klan Kosova.

”Sot takova presidenten në detyrë, Vjosa R. Osmani dhe diskutova mbi procesin e zgjedhjeve të fundit, përfshirë punën e misionit ekspert të Mbretërisë së Bashkuar. Unë ofrova urimet e mia për rezultatet dhe pres që të vazhdoj angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar me qeverinë e ardhshme”, shkruan Abbott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat