“Game over – po iu vjen ndëshkimi”, paralajmërimi për politikanët dhe komandantët e korruptuar

Aktuale

“Game over – po iu vjen ndëshkimi”, paralajmërimi për politikanët dhe komandantët e korruptuar

Nga: N.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Foto nga aksioni në MB

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u arrestuan disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha.

Ku aksion u zhvillua në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan. Në lidhje me këtë aksion, ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se ky është veç fillimi, pasi që nuk kemi pa gjë akoma. Ai ka paralajmëruar komandantët dhe politikanët e korruptuar se loja përfundoi dhe do të iu vjen ndëshkimi.

Postimi i plotë:

Mbi 20 vjet kështu ka funksionua rimëkëmbja PDK, "Shteti Shtet" i LDK, Forca e AAK, Me Çlirimtarët e Limes! Veç fillimi kurrgjë s’keni pa hale pa dal qindra miliona euro që janë vjedh nga mafia politike tu fillua nga Hashim Thaçi e te poshtë vjedhjet në KEK, PTK, Iber Lepenc, Trepçë, Aeroport... miliarda euro të vjedhura nga politikanët e komandantët e korruptuar, mirëpo Game Over, po iu vjen ndëshkimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat