7,145 raste aktive me coronavirus

Aktuale

7,145 raste aktive me coronavirus

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 07:25
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.

IKSHPK një ditë më parë ka thënë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

“Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat