Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së tregojnë planin: Ky është skenari i Isa Mustafës për 14 marsin

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së tregojnë planin: Ky është skenari i Isa Mustafës për 14 marsin

Nga: BS Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës më 14 mars pritet ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi.

”Një datë është diskutuar sot si datë orientuese është diku data e 14 marsit kur parashihet të mbahet Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së. Prandaj ne kemi filluar përgatitjet për një mbarëvajtje të mirë për datën 14 mars. Ne do të kemi një takim në ditët në vijim edhe me kryetarët e degëve”, u shpreh Abrashi ditë më parë pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

E menjëherë pas kësaj ka ardh edhe reagimi i familjes së anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

Përmes një postimi në facebook, familja Imeri kanë shkruar se 14 marsi është data që shënon edhe fundin e LDK-së.

Postimi i plotë:

Sipas planit te Ises 14 Marsi per LDK do te jete si 14 shkurti. Nje 14 shkurt dhe nje 14 Mars data qe shenojne fazen e fundit te shuarjes se LDK-se. Kjo eshte data qe Isa 2 ne LDK e shpalle fundin e procesit te shperbejes se LDK-se.Keta 14-sha do te mbesin ne kujtesen tone si data qe nje epoke e vjeter krimit iku dhe Epoka e re po sjelle vetedijen dhe zgjimin, kombetar, shtetformues.

Te gjithe ata servile te vjeter dhe te rinje qe lejojne dhe mbeshtesin Isa Mustafen ne kete skenar jane bashkepuntor dhe pergjegjes per poshterimin e 100.000 votuesve te mbetur e LDK-se.

Prandaj votuesi i i mbetur i LDK-se i zhgenjyer nga ky skenar do t'i bashkohet Partise Presidenciale te Vjosa Osmanit.

Nese realizohet nje skenar i kontrolluar perj Klikes se vjeter per ta katapultuar ndonje kukulle te Isa Mustafait ne krye te partise atehere te jeni te sigurte se minioni i Isait per shkaterrimin e LDK-se eshte i realizuar!

Megjitheate i ftojme te gjithe ata liridashes , rugoviste dhe ldekist te sinçerte ti bashkohen Partise Presidenciale te Vjosa Osmanit .

Sqarim: Parti Presidenciale eshte sugjerim kuptimplote i Z.Xhevat Dajaku te quhet Partia e re e Vjosa Osmanit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat