“Ka pak gjasa që Vetëvendosje të sigurojë 61 deputetë”

Aktuale

“Ka pak gjasa që Vetëvendosje të sigurojë 61 deputetë”

Nga: A.Morina Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka komentuar procesin e numërimit të votave me kusht dhe me postë.

Cakolli tha se rezultatet e votave me kusht nuk prodhojnë pothuajse fare ndikim tek përqindja e votave të subjekteve politike. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka pak gjasa ta arrijë kuotën e 50%.

“Arritja e kuotës prej mbi 50%, sa duhet për të siguruar 61 deputetë, ka pak gjasa të ndodhë”, shkroi Cakolli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Votat me kusht ndjekin rëndom trendin e rezultateve të votave të rregullta. Njëjtë pritet të jetë edhe në këto zgjedhje, me fare pak nuanca. Pra, rezultatet e votave me kusht nuk prodhojnë pothuajse fare ndikim tek përqindja e votave të subjekteve politike.

Në kontrast me to, votat me postë, në të paktën dy palë zgjedhjet e fundit, kanë prodhuar rezultate jashtëzakonisht pozitive për Lëvizjen Vetëvendosje. Zakonisht, ky subjekt ka pasur përqindje gati dyfish më të madhe të votave me postë, krahasuar me ato brenda vendit. Nëse një rrjedhë e ngjashme, ose të paktën e përafërt, gjen zbatim edhe në këto zgjedhje, atëherë rezultati do të thellohet ndjeshëm. Sidoqoftë, arritja e kuotës prej mbi 50%, sa duhet për të siguruar 61 deputetë, ka pak gjasa të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat