Analisti nga Amerika publikon numrat, ja sa do të marr LVV-ja, PDK-ja humb një deputet

Aktuale

Analisti nga Amerika publikon numrat, ja sa do të marr LVV-ja, PDK-ja humb një deputet

Nga: N.Sh Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:32
Vetëvendosje

Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu, ka publikuar rezultatin i cili sipas tij, do të jetë përfundimtar pas numërimit edhe të 2 mijë votave të mbetura me postë.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, thotë se, LVV-ja do të arrijë 58 deputetë, ndërsa PDK-ja do të humbas edhe një, pra do të mbesë me 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij rezultati LDK-ja do të ketë 15 deputetë kurse AAK-ja 8 deputetë.

Postimi i Baraliut:

Pas 52,294 votave me postë PDK ende po e ruan deputetin e 20-të për me pak se 70 vota!, por nëse kanë mbetur edhe 2,000 vota të vlefshme me këtë trend, VV do ta fitoj nr 58 e ul PDK në 19, në mungesë të rreth 300 votave. 

Dhe sa i rëndësishëm mund të jetë deputeti 58 kur tani kemi 3 deputetë të deklaruar nga minoritetet se si te votojnë për qeverinë e VV?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat