Vdes në moshën 84 vjeçare, babai i ministrit në detyrë Ramë Likaj

Aktuale

Vdes në moshën 84 vjeçare, babai i ministrit në detyrë Ramë Likaj

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:48
Ramë Likaj

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj,  ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare babai i tij, Avdullah Lika.

Ndërsa, ceremonia e varrimit do të bëhet nesër (ditë e Mërkurë) me dt. 10.03.2021 në ora 14:00, në varrezat e fshatit Carrabreg i Ulët, Komuna e Deçanit.

Ky është njoftimi i tij:

Të nderuar familjarë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë që në moshën 84 vjeçare ndërroi jetë babai ynë Avdullah Likaj. Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër (ditë e Mërkurë) me dt. 10.03.2021 në ora 14:00, në varrezat e fshatit Carrabreg i Ulët, Komuna e Deçanit. Për shkak të gjendjes së krijuar nga Pandemia Covid 19, lusim të gjithë të interesuarve tê marrin pjesë në varrim ti respektojmë masat mbrojtëse! Do ta kujtojmë gjithmonë me mall, për atë që ishte, sakrificën e jetën aspak të lehtë, mundin në rininë e tij që të na siguronte bukën e gojës dhe të na mundësonte shkollimin. Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat