Një delegate e LDK-së paralajmëron bojkotimin e votimit të kryetarit

Aktuale

Një delegate e LDK-së paralajmëron bojkotimin e votimit të kryetarit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:45
LDK

Delegatja e LDK-së, Ile Demiri, nuk do të marrë pjesë në votimin e së dielës, ku do të zgjidhet pasardhësi i Isa Mustafës.

Demiri ka bërë të ditur edhe arsyet e mospjesëmarrjes në votim.

“Edhe pse jam delegate e LDK-së, të dielën nuk do të marr pjesë në votim, sepse është ditë vikendi, ditë pushimi”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Lexo edhe: Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Përndryshe, të dielën do të votohet kreu i ri i LDK-së, ku në garë për kryetar janë: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat