Fjalimi i plotë i kryetarit të 4-të të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Aktuale

Fjalimi i plotë i kryetarit të 4-të të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:36
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku tashmë është i zgjedhuri i delegatëve për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas arritjes së fitores në zgjedhjet e brendshme të LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi se rruga e LDK-së do të jetë sfiduese, por që do të punohet për shumë procese demokratike, si ky i sotmi.

Lumri Abdixhiku deklaroi se LDK i qëndron kohës me ide të nisura nga Ibrahim Rugova e ide të kultivuara edhe nga dy kryetarët paraprakë.

Fjalimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Falënderoj dy kundërkandidatët e mi, z.Haziri dhe z.Mustafa. Të dy me kulturën e tyre politike, origjinale për një veprimtar të LDK-së vendosën një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK-në por për të gjithë spektrin politik shqiptar dhe më gjerë.

Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik, me synime dhe qëllim të qarta për të kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal. Përgjatë viteve të shkuara LDK arriti të kultivojë projekte të saja tradicionale.Sikur në opozitë dhe pozitë sikur në nivel qendror dhe nivel lokal, në përballje me fryma populliste, LDK u tregua kujdestare e vlerave në integrimin atlantik, në orientimin e qendrës së djathtë.
Përgjatë kohës LDK nuk arriti të mbajë mjaftueshëm votuesit e saj.

Arsyen e vërtetë të vetme e gjejmë tek vetvetja dhe nga aty duhet të rinisim rikthimin tonë të madh. Sot dhe nesër ne nderojmë secili kontribuues të LDK-së e secilin anëtar të thjeshtë. Sot nderojmë 100 e 10 mijë votuesit tanë.

LDK sot nderon edhe ndjenjën e  thellë për shërbim publik. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve sot ka pakënaqësi të cilët besojnë se qëndrimi ynë ka mbetur peng i orientimeve të vjetruara.

Forcë që unifikon partinë, forcë që përkon me zërin qytetarë e forcë që LDK qëndron me bindje të drejtë.
Dua të jem i qartë që LDK i qëndron kohës dhe janë fundamente jo vetëm të organizimit tonë partiak, por janë ide të nisura nga presidente historik Ibrahim Rugova. Janë ide të kultivuara nga dy kryetarët paraprakë, e ide të LDK-së.

Këto ide bëjnë që sot e nesër e gjithherë burra e gra të këtij vendi të përfaqësojnë më së miri politikën tonë.

Por sepse janë bindje, e bindjet i mbijetojnë sfidave të kohës. Unë kam gjetur bindjen dhe besimin në këtë shtëpi politike, ide të kultivuara me mund e sakrificë. Kam gjetur themeluesit e shtetit të Kosovës, ideologët e kohërave më të rënda, e potencialet e së ardhmes.

Kjo shtëpi na ka hapur dyert, e që do t’ua hap shumë të tjerëve që do të vijnë pas, të cilët do të bartin pishtarin e shumë dekadave të ardhshme.

Kjo ndjenjë, ky besim e bënë LDK-në të përhershme. Numrat mbesin të përkohshëm.

Sot duhet të veprojmë, të bashkohemi rreth njëri-tjetrit të hapemi për të tjerët. LDK s’ka njerëz për të humbur, por ka njerëz mjaftueshëm për të ecur para.

LDK-së duhet t’i japim një lidership që përballon sfidat e kohës. Ndjej obligim, detyrë e para se gjithash nder ti prijë këtij procesi përpara.Nuk është e lehtë sepse e gjenë vendin drejt rrëshqitjes në fryma populiste e në shpërbërje të shtetit, pra para se gjithash është obligim patriotik për mbrojtjeve e themeleve të Kosovës, që janë ndjenjë e përbashkët e organizimit tonë politik.

Rruga jonë përpara duhet të jetë rrugë e drejtë që mburret me të shkuarën por që s’mbetet peng e saj. Të filozofisë politike rugoviane, e të kultivimit të vlerave shtetërore që kultivojnë vlerat e Kosovës.
Rruga përpara kërkon mobilizimin e njerëzve më të mirë që kemi në LDK, rikthimin e mbështetësve të LDK-së dhe afrimin e njerëzve tanë që me kohë nuk gjetën vend në shtëpinë tonë politike.Rruga përpara mbi të gjitha përbën reformë dhe jam i bindur se LDK do të gjejë këtë rrugë se LDK do të mbetet edhe lidhje edhe demokratike edhe e Kosovës.

Lidhje me njëri-tjetrin, demokratike për procese të hapura sikur ky sot dhe në procese të tjera të Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovë, Zoti e bekoftë LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat