Zemaj: I jemi afruar datës së vaksinimit, do jetë vullnetar dhe jo i detyrueshëm

Aktuale

Zemaj: I jemi afruar datës së vaksinimit, do jetë vullnetar dhe jo i detyrueshëm

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:26
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, ka folur për vaksinimin e qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka treguar se ardhja e tyre është afër duke mos dhënë ndonjë datë.

Zemaj ka folur rreth vaksinimit të qytetarëve të Kosovës, duke thënë se data e ardhjes është afruar por nuk ka dhënë ndonjë datë.

Tutje ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë shkresë zyrtare nga Shqipëria për vaksinimin e mjekëve, por se e çmon ftesën publike humanitare nga ana e kryeministri Shqiptar, Edi Rama.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë fqinjë edhe me atë të Shqipërisë, nuk kemi pranuar një shkresë zyrtare. E çmojmë ftesën humanitare nga ana e tyre “, tha Zemaj.

“Meqë ju kemi afruar datës së ardhjes së vaksinimit do të presim, vaksinim është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, vaksinimi do të bëhet në Sallën 1 Tetori” , tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat