Hoxhaj: Kryesia është mbledhur për të diskutuar së çfarë opozite do të bëjë PDK-ja

Aktuale

Hoxhaj: Kryesia është mbledhur për të diskutuar së çfarë opozite do të bëjë PDK-ja

Më: 16 mars 2021 Në ora: 07:46
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 13:17) - Në paraditen e së martës është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Mbledhja e tretë e kryesisë që nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit po mbahet për të diskutuar për qëndrimin e PDK-së në opozitë. Kështu deklaroi ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili mohoi edhe se ka pakënaqësi brenda kësaj partie dhe se do të ketë dorëheqje sikurse është përfolur.

Ndërkohë që ai ka paralajmëruar se të mërkurën do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Hoxhaj: Jemi mbledhur për të diskutuar se si do të sillet PDK si opozitë

“Është mbledhja e tretë pas rezultati zgjedhor të 14 shkurtit, është mbledhja e rregullt e Kryesisë së PDK sikurse është e menduar edhe që nesër të jetë mbledhja e Këshillit Drejtues në të cilën ne do të diskutojmë mbi një temë të vetme dhe tema e vetme është se si Partia Demokratike e Kosovës të përgatitet për zgjedhjet lokale, kjo qëndron, kjo është, kjo do të ndodhë. Prej 14 shkurti ne kemi një debat të hapur me PDK rreth rezultati zgjedhor, se si të sillemi si pozitë, çfarë opozite do të bëjë PDK. Ju i keni parë 10 qëndrimet që kam plasuar publikisht para zotit Kurti kështu që qëndrime të tilla diskutohen në kryesi e Këshilli Drejtues. Çfarë opozite do të bëjë PDK gjatë një mandati qeverisë, cila do të jetë platforma jonë politike, çfarë lloj politike të re do të bëjmë, çfarë lloj organizimi do të bëjmë, çfarë raporti do të kem me media e shoqëri civile gjitha këto janë tema të cilat i diskuton një parti politike pas rezultati zgjedhor”, tha Hoxhaj para se të hynte në takimin e Kryesisë së PDK-së.

Hoxhaj mohoi se do të ketë dorëheqje të kryesisë së PDK-së.

Hoxhaj: Nuk është temë e askujt dorëheqja e kryesisë së PDK-së

Unë ua them me sinqeritetin më të madh se nuk ka asgjë tjetër, ju mund të qëndroni tërë ditën [...]Nuk është temë e askujt, mund të iu sjellë nga një kafe, çaj sikurse Boris në stilin e vet që e ka partner mediat, por kjo është”, tha ai.

***

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është deklaruar para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Ai tha se kjo është një mbledhje e rregullt ku do të diskutohet se si do të veprojë PDK-ja në opozitë.

“Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor dhe se si të sillemi si opozitë. Çfarë qëndrimi do të ketë PDK-ja në opozitë. Ju i keni parë ato 10 qëndrime që i kam plasur dje para z.Kurtit. Qëndrimet e tilla do të diskutohen në Kryesi dhe në Këshill të Përgjithshëm”, ka thënë ai.

Më tutje Hoxhaj ka thënë që nuk do të diskutohet për shkarkimin e kryesisë së PDK-së ashtu siç është pohuar këto ditë në media.

“Po ju them me sinqeritetin më të madh se nuk ka asgjë tjetër. Ju mund të qëndroni tërë ditën, mund të ju sjell edhe nga një kafe apo çaj si Boris Johnson por kjo është. Nuk është temë diskutimi shkarkimi i Kryesisë. S’kam qa me ju thanë më shumë. Unë jam që 20 vjet në politik. Kjo është një mbledhje e rregullt e ftuar për tema që janë aktuale, për një parti që ka qenë gjatë në udhëheqësi dhe që tash ka mbet në opozitë”, ka thënë ai.

“Pas ngritjes së aktakuzës për kryetarin Veseli dhe për presidentin Thaçi, ka pasur mbledhje dhe kandidatura ime është caktuar në këto zgjedhje”, ka thënë ai për fund.

***

 Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur në takim Kryesisë e partisë.

Në mbledhje do të diskutohet rezultati pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që e radhitën këtë subjekt të dytin pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Ganimete Musliu nuk ka treguar se cila është arsyeja e mbledhjes.

Edhe Xhavit Haliti nuk ka pranuar të flasë për medie.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar se do të mbajnë mbledhje në parti.

***

Këshilli Drejtuesi i Partisë Demokratike do të mbajë sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që e radhitën këtë subjekt të dytin pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Dje është raportuar se arsyeja e kësaj mbledhje janë pakënaqësitë pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë mblidhet të mërkurën.

“Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai, duke mohuar se do të mblidhet për të shkarkuar kryesinë.

Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndiqet edhe ndërgjegjja.

“Kryetari jonë është në gjykatë dhe do të marrim një vendim të duhur në kohë të duhur. Ne mund ta debatojmë por jam duke fol për një kryetar partie që është në gjykatë, debat duhet të ketë, kur duhet të ndodh, si duhet të ndodh, duhet të bëhet me vlerat e PDK-së, por duhet të tregojmë edhe moral politik. Fryma që të drejtohemi prej të tjerëve nuk i shërben PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat