Analistët: Pas rezultatit zgjedhor, PDK ka nevojë për reforma përmbajtësore jo vetëm ndryshim të emrave

Aktuale

Analistët: Pas rezultatit zgjedhor, PDK ka nevojë për reforma përmbajtësore jo vetëm ndryshim të emrave

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:51
Partia Demokratike e Kosovës

Analistët politik shohin nevojë në reformimin e PDK-së pas rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit.

Analisti politik, Shemsi Jashari thotë se PDK ka nevojë për reforma duke filluar nga nëndegët e partisë.

Sipas Jasharit brenda PDK-së duhet të analizohet rezultati zgjedhor dhe të hapet partia për intelektualë të rinj.

Ai shton se duhet të mirret përgjegjësia nga dikush për rezultatin që morën në zgjedhje.

“Mendoj se PDK-së i duhet një reformë e thellë duke u nisur nga niveli, i nëndegëve dhe degëve e deri tek kryesia qendrore për PDK-është jetike ta zë hapin me subjektet tjera duke i dhënë strukturës një energji të re dhe të jetë konkurent me vlera në tregun politik. Strukturat e tanishme duhet ta analizojnë mirë rezultatin e fituar nga qytetarët dhe ta hapin partinë për intelektual të rinjë e reja pasi në të kundërtën mund ta marrin ndëshkimin nga qytetarët edhe më shumë se tani. Askush nuk duhet të bëhët naiv të besoj se me struktura të njejta mund të presin rezultat të ndryshëm pozitiv. Dikush duhet të marr pëgjegjësi për këtë rezultat nese duan të marrin besimin qytetar.”, thotë Jashari.

E njohësi i çështjeve politike, Dorajet Imeri konsideron se pas rezultatit të keq në zgjedhje, PDK ka nevojë për reforma por e ka të vështirë refromimin e thellë.

Kjo për shkak se liderin e kanë në Hagë si të akuzuar nga Specialja.

Imeri shton se PDK ka nevojë për figurë të re në krye sidomos pasi zgjedhjet lokale janë afër.

“Çdo parti ka nevojë për reforma të vazhdueshme, e lëre më pas një rezultati te keq, si tash ky i PDK-së, por kjo parti e ka te veshtirë për reformim te thella, marrë parasysh faktin se lideri i saj, është në Hagë dhe kushdo tjetër që vjen si ushtrues i detyrës së kryetarit, duhet të gezojë një lidership, vision dhe mbështetje për të rikthyer fuqinë politike të dikurshme. PDK, ka nevojë për një figurë të re ne krye të partisë, ose dhenie të mbështetjes për ushtruesin e tanishëm të detyrës së kryetarit, pasi zgjedhjet lokale janë shumë afër dhe nevoja për angazhim politik të shtuar, është mëse evidente.”, thotë Imeri.

Analisti tjetër politik, Fitim Salihu thotë se PDK ka nevojë për ndryshime në qasje dhe mendësi politike.

Ai konsideron se nuk mund t’i bëhet Kurtit e VV-së opozitë e njejtë sikur LDK-së më 2005.

“PDK ka nevojë për reforma. Jo vetëm ndryshim i emrave por reformat duhet të jenë më substanciale se ndryshimi i figurave si ndryshim estetik. Duhen ndryshime në qasje dhe reforma të mendësisë politike. Duhet të i përshaten rolit të tyre si opozitë ndaj Kurtit dhe VV-së, kjo nuk mundet të bëhet me qasjen e para 13-14 vjetëve. Nuk mund të i bëhet opozitë Kurtit me qasjen e njejtë si kundër LDK-së së vitit 2005, duhet t’i përshtaten kohës.”, deklaroi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat