Kraja: Ne nuk themi se territori i Kosovës shtrihet deri te “Molla e Kuqe”, siç bën Akademia e Serbisë

Aktuale

Kraja: Ne nuk themi se territori i Kosovës shtrihet deri te “Molla e Kuqe”, siç bën Akademia e Serbisë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:02
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se kemi dallim nga akademitë e vendeve fqinje për shkak se nuk krijojmë “projekte shkencore” me të cilën dëmtojmë shtetet tjera.

“Jemi të ngjashëm dhe të ndryshëm njëkohësisht. Të ngjashëm jemi, sepse gëzojmë të njëjtin status brenda vendeve përkatëse, por jemi të ndryshëm, sepse nuk marrim të njëjtat angazhime për të bërë skandale dhe për t’ia tërhequr vëmendjen opinionit”, ka thënë ai.

“Ta zëmë, ne nuk bëjmë projekte “shkencore”, as deklarata publike, për të thënë se territori i Kosovës shtrihet deri te “Molla e Kuqe”, siç bën Akademia e Serbisë, duke thënë për Kosovën se herë është e herë nuk është pjesë e Serbisë. Nuk jemi as si Akademia e Maqedonisë së Veriut, sepse ne bëjmë “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” dhe nuk themi se maqedonasit nuk janë popull dhe se maqedonishtja është dialekt i gjuhës bullgare, siç thonë  ata për shqiptarët, se janë “fise nomade” etj”, shtoi ai.

“Në fjalorin tonë enciklopedik ne po ashtu nuk kemi thënë se malazeztë janë fise shqiptare të sllavizuara, siç thotë Akademia e Malit të Zi në botimin e tyre enciklopedik, se shqiptarët e Malit të Zi qenkan fise malazeze të “albanizuar”. Ne përpiqemi të stabilizohemi si institucion serioz, me kredibilitet shkencor dhe artistik, duke respektuar kodet të etikës shkencore dhe duke qenë anëtarë të denjë të asociacionit të akademive europiane (ALLEA)”, tha Kraja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat