Besa Shahini i reagon ashpër Osmanit, ja me cilat fjalë i drejtohet

Aktuale

Besa Shahini i reagon ashpër Osmanit, ja me cilat fjalë i drejtohet

Nga: M.H Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:20
Besa Shahini

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini përmes një postimi në facebok ka reaguar ndaj deklaratës së u.d. të Presidentit Vjosa Osmani, ku gjatë një interviste për BBC tha se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion.

Shahini shkruan që kjo deklaratë e Osmanit është e pavërtetë dhe është deklaratë populiste dhe antipartiake, përcjell “Bota sot”.

Më tej, ajo shton që problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni dhe të thuash që vendi është i zhytur në krim e korrupsion sipas Shahinit është sikur të pështysh vetën në fytyrë.

Tutje, Shahini e krahason Osamnin me Bashën dhe Metën që e kanë bërë të njejtën sjellje me Shqipërinë për interesa vetjake.

Postimi i plotë

Presidentja e Kosovës - përfaqësuesja më e lartë e vendit - tha për BBC-në, që problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe anti-patriotike.

Problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare. Kjo pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit.

Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjës si të “pakorruptueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat