Vjosa Osmani takoi të ngarkuarën me punë të Luksemburgut

Aktuale

Vjosa Osmani takoi të ngarkuarën me punë të Luksemburgut

Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:35
Foto nga takimi

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Ajo e ka uruar ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe është shprehur e kënaqur me inicimin e procedurave për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke potencuar rëndësinë e krijimit të tyre në funksion të stabilitetit institucional dhe qeverisjes së mirë.

Në këtë takim, Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të vazhduar partneritetin mes Luksemburgut dhe Republikës së Kosovës, duke e avancuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet të të dy shteteve.

Nga ana tjetër, Osmani ka falënderuar Luksemburgun për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e shëndetësisë.

Presidentja në detyrë, ka theksuar domosdoshmërinë e menaxhimit dhe luftimit të pandemisë, duke kërkuar që Republika e Kosovës të përkrahet në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës anti-COVID.

Osmani, poashtu ka konfirmuar përkushtimin e saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me shtetin e Luksemburgut, duke theksuar se Republika e Kosovës do të jetë partner i besueshëm që synon edhe më tej thellimin e raporteve me Luksemburgun në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat