Gazmend Halilaj “godet” partitë e vjetra politike, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Aktuale

Gazmend Halilaj “godet” partitë e vjetra politike, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:33
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka fol për krijimin e Qeverisë Kurti, punën që do ta bëjë ai dhe për opozitën në Kosovë.

Halilaj ka folur edhe për LDK-në dhe kryetarin e ri të kësaj partitë Lumir Abdixhikun.

Ai nuk beson që partitë e vjetra politike që pësuan humbje në zgjedhjet e 14 shkurtit do të këndellen shpejt.

“Unë besoj që ashtu siç nuk ka qenë e lehtë subjektet e vjetra politike të vijnë në gjendjen që janë sot, do të jetë dy herë më e rëndë që të ngritën dhe ta fitojnë besimin e cilitdo qytetar”, tha avokati.

Ai shton se, qytetarët sot duan veprime konkrete dhe që të binden se çka prej këtij subjekti apo lideri të partisë.

“Unë nuk e di si do ta gjejë formulën Abdixhiku për ta ndezë edhe një herë entuziazmin që njerëzit ti besojnë dhe të renditen pas ideve të tij. Nuk është e pamundur por për momentin jo vetëm LDK, por edhe partitë tjera do të kenë rënie edhe më të madhe”, thekson Halilaj shkruan gazeta “Bota sot”.

Avokati në një emision televiziv thotë se, LVV-ja duhet që të bëjë gabime të mëdha dhe të përsëritshme për të parë një shkëndijë te partitë tjera.

“Kurti nuk është i përkryer e as profet, dhe nuk pres që të bënë gabime të mëdha, prandaj ka pas kohë të mjaftueshme për të mësuar nga gabimet e tjerëve që i kanë bë ndër vite”, shtoi ai.

Ai thotë se, për momentin nuk sheh një opozitë të fortë, pasi opozita duhet me dhënë alternative dhe nuk shoh te partitë tjera as organizim as asgjë.

“Nëse e fajësojmë Kurtin për Demarkacionin, Gjykatën Speciale, Asociacionin, kapjen e sistemit të drejtësisë, për vjedhjen në PTK, KEK dhe aeroport si dhe për emërimet nëpër ambasade, atëherë unë mendoj se opozita vetëm është duke gabuar më shumë dhe po ia rikujtojnë popullit ato që çfarë kanë bë”, thotë avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat