Gjykata rihapi rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, reagon Jeta Xharra

Aktuale

Gjykata rihapi rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, reagon Jeta Xharra

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:31
Pamje nga momenti i vrasjes në Deçan

Çështja e vrasjes së Agonis Tetajt, që kishte ndodhur në Deçan në vitin 2018, është rihapur përsëri për shqyrtim.

Vendimin për hapjen e kësaj lënde, e ka marrë sot Gjykata e Pejës, përcjell Bota sot.

Vendimi vjen disa ditë pasi babai i Agonis Teajt, Isuf Tetaj, kishte publikuar momentin e vrasjes së djalit të tij, duke akuzuar prokurorin Agron Uka se ka bërë ricilësimin e veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

E lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës, ka reaguar gazetarja Jeta Xharra.

Ajo për këtë ua ka lënë meritat gazetarëve të Kosovës. Sipas saj, pa gazetari, nuk ka Republikë si duhet.

“Pa gazetari, s'ka Kosovë Republikë qysh duhet”, ka shkruar ajo shkurt në Facebook.

Tetaj ishte vrarë në vendin e punës, nga djali i pronarit, me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat