Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA arrin në Uashington

Aktuale

Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA arrin në Uashington

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:50
Valdet Sadiku

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku sot ka arritur edhe zyrtarisht në Uashington.

Kjo është bërë e ditur nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kanë uruar mirëseardhje Sadikut.

Ata janë shprehur të gatshëm për sfidat e radhës.

“Të gjithë gati”. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e tyre.

E këtij postimi i ka shtuar edhe pak ambasadori Valdet Sadiku, i cili është shprehur i nderuar që do t’i shërbejë Kosovës në nxitjen e partneritetit me aleatin më të madh, SHBA-të.

“Jam i nderuar që kam arritur në Washington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat