“Beteja” e mjekëve për të shpëtuar jetë, Arianit Koci rrëfehet nga QKUK-ja

Aktuale

“Beteja” e mjekëve për të shpëtuar jetë, Arianit Koci rrëfehet nga QKUK-ja

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:26
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci nga QKUK-ja, konkret nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, ka rrëfyer betejën e mjekëve për të shpëtuar jetë.

Koci përmes një postimi në Facebook, thotë se ka disa ditë rend që është në QKUK, ku atje po dhurohet gjak nga qytetarët për të shpëtuar pacientët.

Ai tregon sot për përpjekjet e hatashme të dr. Meritës dhe dr. Rukijes për t’i ndihmuar çdo pacienti, ndërsa ka shkruar edhe për një donatore të gjakut, Fatlumën e cila thotë se ‘na tregoi çka është humanizmi’.

Lexojeni postimin e Kocit:

Nëse e shpëton një jetë, e ka shpëtuar botën.

Forca shtytëse e shoqërisë janë femrat - pa dyshim.

Sot prej mëngjesit, në ditë vikendi, dr. Merita prej Transfuzionit dhe dr. Rukija prej Pulmologjisë, po bëjnë përpjekje të hatashme për t’i ndihmuar çdo pacienti.

Në anën tjetër, donatorja Fatlumja, e cila pa hezitim e ofroi pjesën e trupit të vet, gjakun, na tregoi çka është humanizmi.

Nëse e shpëton një jetë, e ke shpëtuar botën - është një thënie në Talmud.

Zonja, sot e keni shpëtu botën!

Flm me përulësi!

Natyrisht, edhe meshkujt po kontribuojnë.

Imer Mushkolajn, ka gjasa që sot e ka kapë lemza. Herët në mengjes, u përmend vullneti i tij që pa asnjë dilemë të jep gjak - për “këdo që ka nevojë”.

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

P.s.

Disa ditë rend jam në QKUK. Mjekët po bën përpjekje të mdhaja, për t’i ndihmuar pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat