Nuk u zgjodh nënkryetar e u la jashtë kryesisë, flet Haki Rugova

Aktuale

Nuk u zgjodh nënkryetar e u la jashtë kryesisë, flet Haki Rugova

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:11
Haki Rugova

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur kryesinë e re të partisë, me emra të rinj për dallim nga e kaluara. E jashtë saj kanë mbetur emrat veteranë,  Agim Veliu dhe Haki Rugova, që më herët mbanin pozitat e nënkryetarëve.

Lidhur me këtë çështje Rugova ka thënë se ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm dhe se nuk ka asgjë të keqe pse ai ka mbetur jashtë kryesisë.

‘’Po, ani? Qashtu ka vendos Këshilli i Përgjithshëm edhe jemi ok. Ka qenë një vendim me propozim të kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë vendimin edhe është kriju kryesia e re. Kurgjë të keqe s’ka. Jam në Këshill të Përgjithshëm, në kryesi nuk jam, edhe kaq’’, ka thënë Rugova.

Tutje ai ka theksuar se pavarësisht vendimit të sotëm ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për LDK’në.

‘’Unë do të jem në LDK dhe vazhdimisht do të punoj për LDK’në si gjithëmonë’’, ka deklaruar ai.

Më poshtë është lista e kryesisë së re të LDK-së, ku përfshihen, kryetari, tre nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e forumit të gruas dhe kryetari i forumit të ri.

ë pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.

Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK’së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetëra të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK’së në Dragash, Selim Kryeziu.

Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Isa Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat