​Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me Sindromën Down

Aktuale

​Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me Sindromën Down

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:45
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në Ditën Botërore të Sindromës Down, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë.

Gjithashtu edhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat.

Duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat