Rrahman Paçarizi: Çfarë kryesie e Kuvendit!

Aktuale

Rrahman Paçarizi: Çfarë kryesie e Kuvendit!

Nga: N.Sh Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:07
Glauk Konjufca

Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga kjo seancë janë zgjedhur kryetari dhe kryesia e Kuvendit.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, kurse nënkryetar janë bërë Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala i LDK-së.

E këtë e ka komentuar profesori universitar dhe analisti politik Rrahmam Paçarizi.

“Çfarë kryesie e Kuvendit: Glauk Konjufca, kryetar dhe Saranda Bogujevci, Bedri Hamza dhe Kujtim Shala, anëtarë. Kjo po që është për t'u duartrokitë.???”, ka shkruar profesori në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat