Lubonja për Qeverinë Kurti II: E shoh si shpresën e fundit

Aktuale

Lubonja për Qeverinë Kurti II: E shoh si shpresën e fundit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:58
Fatos Lubonja

Opinionisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë e sheh si shpresë që mund të ndryshojë diçka në politikën shqiptare.

“Më shumë shpresoj sesa besoj sepse në përvojën shqiptare është shumë e vështirë për të besuar. E shoh si shpresë e fundit të një lloj ndërtimi të një politike ndryshe: politikë që nuk përsërit traditën shqiptare kur, e para forcat politike mendojnë se historia “fillon me ne”, ku përdorin dhunën jo dialogun me tjetrin dhe një traditë politike ku politikani që është në krye nuk mendon se mund t’i bëjnë gjërat bashkë dhe jo vetëm”, ka thënë Lubonja.

Ai është shprehur se ka folur edhe për raportin e Albin Kurtit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mendoj që ka një problem në raporton midis tyre, e para sepse siç e shikoj unë programi i Albin Kurtit është kundër “sistemit”, ndërkohë që Rama është përfaqësues i “partive të sistemit””.

“Mendoj edhe si personalitete janë të forta që mund të hyjnë në garë për të qenë ‘lider të botës shqiptare’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat