Ish-ministri i LDK-së ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Aktuale

Ish-ministri i LDK-së ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:35
Qeveria e Kosovës

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK’së, Imet Rrahmani, ka bërë thirrje që të merren masat e nevojshme për mbrojtje nga COVID-19, meqenëse siç ka thënë “jemi para kolapsit”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rrahmani ka thënë se vetëm ata që janë ballafaquar direkt me sëmundjen dhe që kanë pasur vdekje në familje, si dhe punëtorët shëndetësorë e kuptojnë se nëpër çka po kalojmë.

“Shpresojmë që ABC-ja e kujdesit kundër Covid-19 të rizbërthehet drejt dhe të merren masat e nevojshme se jemi para kolapsit!

Vetëm ata që janë ballafaquar direkt me sëmundjen, ata që kan pasur vdekje në familje dhe puntorët shëndetësor e kuptojnë se nëpër çka po kalojmë”, ka shkruar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat