Nënkryetari i LDK-së: E kujtojmë presidentin Rugova, i cili punoi me tërë qenien e tij që Kosova ta ketë lirinë

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së: E kujtojmë presidentin Rugova, i cili punoi me tërë qenien e tij që Kosova ta ketë lirinë

Nga: N. H Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:19
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 ishte ditë e shpresës për popullin e Kosovës, ku pas 78 ditë bombardimesh mbi caqet ushtarake serbe, Kosova u çlirua përfundimisht nga vuajtjet shekullore.

Haziri shpreh mirënjohje të thellë për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, të cilët, sipas tij, parandaluan spastrimin etnik të Kosovës.

Në këtë ditë, Haziri ka kujtuar edhe presidentin Rugova, e që nënkryetari i LDK-së thotë se ky i fundit punoi me tërë qenien e tij që Kosova ta ketë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Lutfi Haziri

24 marsi i vitit 1999 ishte ditë e shpresës për popullin e Kosovës, ku pas 78 ditë bombardimesh mbi caqet ushtarake serbe, Kosova u çlirua përfundimisht nga vuajtjet shekullore, e më pas u kurorëzua edhe me Pavarësinë e vendit, më 17 shkurt 2008.

Në këtë përvjetor të fillimit të bombardimeve, shpreh mirënjohjen time të thellë për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, të cilët parandaluan spastrimin etnik të Kosovës.

Në këtë ditë, e kujtojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili punoi me tërë qenien e tij që Kosova ta ketë Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat