Urdhri i gjeneralit gjerman për komandantin serb: Keni edhe 28 minuta kohë të largoheni...

Aktuale

Urdhri i gjeneralit gjerman për komandantin serb: Keni edhe 28 minuta kohë të largoheni...

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:29
Gjenerali gjerman Helmut Harff dhe komandanti serb

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka publikuar një fotografi gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur gjenerali gjerman i jep urdhër komandantit serb të largohet nga Kosova.

Kur KFOR-i gjerman hyri në Kosovë, gjenerali Helmut Harff bisedoi me një komandant serb.

Ai i dha urdhër që brenda 30 minutave të largohen nga Kosova.

Por, gjatë kësaj kohe, komandanti serb diskutoi me gjeneralin gjerman dhe ky i fundit i përgjigjet; ju kanë mbetur edhe 28 minuta kohë për t’u larguar.

Postimi i plotë i Gani Dreshajt:

"Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman Helmut Harff komandantin serb.

“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.

“Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ”, tha gjenerali gjerman.

“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas”, replikon përsëri serbi.

“Ky është një urdhër. Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”.

????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat