Deklarata e Kosnett për presidentin, reagon Gjinovci: PDK me tanë fuqinë kundër ambasadorit amerikan

Aktuale

Deklarata e Kosnett për presidentin, reagon Gjinovci: PDK me tanë fuqinë kundër ambasadorit amerikan

Nga: A.SH Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:53
Rron Gjinovci

Ambasadori amerikan Kosnett tha se SHBA-ja nuk është duke kërkuar që opozita të votojë ndonjë individë të caktuar për president.

"Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, kishte thënë ai.

Por nga ana tjetër PDK, kategorisht kanë dalë më qëndrim kundër duke thënë se, nuk kanë votë për Vjosa Osmanin.

Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci ka thënë se, ka shpërthyer antiamerikanizmi në PDK.

“Kur këta kanë qenë në pushtet, kësaj i kishin thënë antiamerikanizëm”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Postimi në Facebook:

Shpërthen antiamerikanizmi në PDK.

Kosnet thot me vazhdu proceset e me u zgjedh Presidentja, PDK me tanë fuqinë kundër ambasadorit amerikan. Kur këta jon kon në pushtet, kësaj i kanë thonë antiamerikanizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat