Arben Ahmeti: LDK nuk ka pse të frikësohet nga zgjedhjet, nuk do të ketë seancë për Presidentin para 5 prillit

Aktuale

Arben Ahmeti: LDK nuk ka pse të frikësohet nga zgjedhjet, nuk do të ketë seancë për Presidentin para 5 prillit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:49
Arben Ahmeti

Opinionisti Arben Ahmeti ka thënë se seanca para për zgjedhjen e presidentet të Republikës së Kosovës nuk do të mbahet para datës 5 prill, që është vetëm një ditë pasi i përfundon mandati ushtruesit të detyrës së Presidentit.

“Mu dukt e pa sinqertë se nuk do të kemi seancë para datës 5 prill. Kjo është lojë sepse me 6 prill skadon afati i u.d të presidentit. Duket se para 5 prillit është e pamundshme që të ketë seancë . Ky është një proces që e kemi ditur që të paktën 6 muaj, dhe skena politike duhet të vepronte dhe të mos shkohej në zgjedhje që do të ishte dëm i parikuperueshëm”, tha ai në Politiko.

Ahmeti po ashtu tha se LDK nuk ka pse të frikësohet nga zgjedhjet.

“Nuk është e vërtetë që LDK ka arsye t’i frikësohet zgjedhjeve. Nuk besoj që LDK del më keq se doli me 14 shkurt, lëvizjet e reja kanë krijuar një mundësi për hapje. Duket që e kanë zgjedhur këtë rrugën që të reformohen dhe të përgatoiten për opozitë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat