Naser Rugova vazhdon të shfaq pakënaqësi, ka një kërkesë për kryetarin Abdixhiku

Aktuale

Naser Rugova vazhdon të shfaq pakënaqësi, ka një kërkesë për kryetarin Abdixhiku

Nga: N. H Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:11
Lidhja Demokratike e Kosovës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, dy javë nga përfundimi i Kuvendit të brendshëm zgjedhor në LDK, sërish ka shfaqur pakënaqësi ndaj Kryesisë dhe kryetarit të ri të LDK-së.

Rugova përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe me tej është në pritje të planit të detajuar për reformimin e partisë.

Ai në fund të postimit të tij ka bërë me dije se LDK-ja nuk është OJQ dhe as institut fantom, dhe se improvizimet më nuk kalojnë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Naser Rugova

Dy javë që kur ka përfunduar Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor dhe unë, si anëtar partie por edhe delegat kuvendi, akoma jam në pritje të planit të detajuar për reformimin e partisë!

p.s.

Nuk e kam fjalën për atë skicën prej dy faqesh që kryetari i ri, i instaluar nga aksionerët dhe gjeneralët e mendësisë së vjetër, e ka shpërndarë në kryesi. LDK nuk është OJQ dhe as institut fantom, improvizimet më nuk kalojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat