Nuk dihet kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, Kryesia e Kuvendit diskuton ndarjen e komisioneve parlamentare

Aktuale

Nuk dihet kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, Kryesia e Kuvendit diskuton ndarjen e komisioneve parlamentare

Më: 30 mars 2021 Në ora: 07:50
Mbledhja e Kryesisë

(E plotësuar 12:06) - Seanca për votimin e presidentit të ri të vendit nuk ka qenë sot temë diskutimi në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Pas mbledhjes, u tha se është diskutuar vetëm rreth propozimeve për ndarjen e komisioneve parlamentare dhe udhëheqjen e tyre. Ndarja e komisioneve parlamentare do të votohet këtë të premte në seancë plenare derisa në të njëjtën ditë pritet të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj të cilët marrin ulëset e të zgjedhurve që kaluan pastaj në poste qeveritare.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila: Kryesia nuk ka diskutuar sot për seancën në të cilën do të votohet presidentja

“Hapi i parë është betimi i deputetëve të rinj, sot kemi informacione se KQZ mblidhet, të reflektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të gjitha gjasave të premten do të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj seanca për zgjedhjen e presidentes bëhet seancë e jashtëzakonshme e cila ftohet me nënshkrimet e deputetëve, sot nuk ka qenë temë për faktin se kemi pasur temë funksionimin e komisioneve parlamentare”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa lidhur me ndarjen e komisioneve parlamentare, ajo ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të drejtojë shtatë komisione në këtë legjislaturë nga 14 sa janë gjithsej.

Kusari-Lila: Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë shtatë komisione parlamentare

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë legjislaturë do të kryesojë me Komisionin për Buxhet dhe Transfere, do të kryesojë me Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, do të kryesojë me Komisionin për Punë të Jashtme, gjithashtu me Komisionin për Arsim, Shkencë, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport", tha ajo.

Tutje shtoi se Vetëvendosje do të udhëheq edhe me Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe planifikim Hapësinor, Komisioni për Shëndetësi, Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Kusari-Lila bëri i bëri të ditur edhe komisionet që do të udhëhiqen nga partitë opozitare.

Kusari-Lila: PDK dhe LDK do të udhëheqin nga dy komisione parlamentare

“Komisionin për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti e udhëheqë PDK, Komisionin për integrime Evropiane e udhëheq LDK, Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve e udhëheq Lisa Serbe, ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore e udhëheq 6+. Dy komisione të tjera që janë të përcaktuara të opozitës janë komisioni për mbikëqyrje të financave publike që e udhëheq LDK dhe komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e udhëheq PDK”, shtoi ajo.

Kusari-Lila flet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tregon a u diskutua seanca për presidentin

Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit lidhur me thirrjen e seancës për votimin e presidentit.

Ajo tha se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të kryesisë

Më tutje Lila tha se deri të premten pritet që të bëhet betimi i deputetëve të rinj.

Pas kësaj ajo deklaroi se do të thirret një seancë e jashtëzakonshme për votimin e presidentit.

“Hapi i parën është betimi i deputetëve të rinj. Sipas të gjitha gjasave të premten  në rendin e ditës do të jet edhe betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj seanca për zgjedhjen e presidentit do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Sot nuk ka qenë temë kjo çështje”, ka thënë Lila.

Kështu do të ndahen komisionet sipas subjekteve politike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq shtatë komisione në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Lila deklaroi se kjo parti do të ketë nënkryetarë edhe në disa komisione tjera.

“Sipas formulës dhe sipas forcës politike Lëvizja Vetëvendosje  I takojnë shtatë komisione. LVV-ja do të kryesojë me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, me Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, me Komision i për Punë të Jashtme, atë për Arsim, Komisioni për Bujqësi, Shëndetësi, për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media”, ka thënë ajo

Kusari njoftoi edhe për udhëheqjen e komisioneve të tjera nga subjektet tjera politike.

“Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta udhëheq PDK-ja, Komisionin për Integrime Evropiane do ta udhëheq LDK-ja, Komisionin për të Drejtat dhe interesat e komuniteteve do ta udhëheq Lista Serbe, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe për Personat e Pagjetur do ta udhëheq +. Dy Komisionet e tjera që janë të përcaktuara është ai për mbikëqyrjen e Financave Publike që do ta udhëheq LDK dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së që do ta udhëheq PDK”, ka thënë ajo 

Deklarata pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të miratuar procesverbalet e mbledhjes së mëparshme dhe për të propozuar formimin e komisioneve parlamentare.

Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë fillon në orën 09:00.

Po ashtu, është bërë e ditur se në rend të ditës do të jenë tri pika.

“Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, 2. Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. 3. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat