Këtu mund të aplikoni për të marrë vaksinën kundër Covid-19

Aktuale

Këtu mund të aplikoni për të marrë vaksinën kundër Covid-19

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit kundër Covid-19.

Për të aplikuar për marrjen e kësaj vaksine është lansuar platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/

Image

Fillimisht duhet të klikoni në Regjistrohu.

Më pas plotësoni të dhënat në vazhdim si në foto.

Image

Shefja e imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Edita Goranci-Haxhiu u bëri apel qytetarëve që të mos bëjnë panik.

“I bëj apel qytetarëve që të gjithë do të vaksinohen në bazë të grupit të rrezikut dhe do të informohen meqenëse të gjithë janë të shqetësuar dhe janë duke bërë panik. Të gjithë do të regjistrohen në E Kosova, pastaj ju caktohet termini për secilin person se në cilën qendër do të vaksinohet dhe kohën kur do të vaksinohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat