Pacolli nuk dëshiron humbje kohe, kërkon të mbahet këtë javë seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Aktuale

Pacolli nuk dëshiron humbje kohe, kërkon të mbahet këtë javë seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Nga: A.Morina Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:48
Vjosa Osamani

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli, ka kërkuare që seanca për votimin e presidentit të vendit, të mbahet gjatë kësaj jave.

Pacolli këtë deklaratë e bëri pas konfirmimit të LDK-së se do të qëndrojë në sallë në momentin kur do të votohet presidenti.

“Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet këtë javë dhe të zgjedhë pa vonesa presidentin e vendit, në këtë rast Vjosa Osmanin. Vonimi, duhet ta kuptojë secili, se është në dëm të qytetarëve”, shkroi ai në facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet këtë javë dhe të zgjedhë pa vonesa presidentin e vendit, në këtë rast Vjosa Osmanin. Është interes i Republikës së Kosovës që presidenti të votohet dhe t’i hapen rrugë shumë proceseve të rëndësishme politike, sikur që është vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën. Vonimi, duhet ta kuptojë secili, se është në dëm të qytetarëve. RrP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat