“Shkuarja në zgjedhje fatale për LDK-në, Lumiri nuk veproi me mendjen e Agim Veliut”

Aktuale

“Shkuarja në zgjedhje fatale për LDK-në, Lumiri nuk veproi me mendjen e Agim Veliut”

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:51
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marr vendim që deputetët e saj të qëndrojnë në sallën e Kuvendit kur të votohet Vjosa Osmani për presidente të Republikës së Kosovës.

E këtë vendim të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, e ka përshëndetur opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, ky veprim i Abdixhikut është me logjikë të shëndoshë dhe jo me mendjen e Agim Veliut.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje në këtë gjendje që gjendet LDK-ja do të ishte fatale për të dhe do të harrohej rezultati i 14 shkurtit.

Ai thotë se ky veprim është shpresë që LDK të reformohet rrënjësisht.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vepruar me logjikë të shëndoshë, dhe jo me mendjen e Agim Veliut dhe shumë mendjeve të tilla brenda LDK-së.

Shkuarja në zgjedhje në këtë gjendje që është LDK-ja, do të ishte fatale për të. Do të harrohej rezultati i 14 shkurtit.

Veprimi i tij jep shpresë që LDK do të reformohet rrënjësisht, pa ata që e kanë katandisur aq keq.

Prandaj të zgjidhet presidenti sa më shpejt, te sigurohen sa më shumë vaksina, të veprohet sa më shpejt për hapjen e Bankës Zhvillimore, LDK dhe PDK të reformohen rrënjësisht, dhe Kosova do të ec përpara në çdo aspekt. Kosova dhe qytetarët e saj mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat