​3 mijë e 256 qytetarë regjistrohen në platformën online për vaksinim

Aktuale

​3 mijë e 256 qytetarë regjistrohen në platformën online për vaksinim

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Gjatë tri ditëve të para të regjistrimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Ministria e Shëndetësisë.

Agjencia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID -19.

Në komunikatën për media thuhet se për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : [email protected] dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.

Për informacion, gjatë tre ditëve të para të regjistrimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat