PDK del me komunikatë zyrtare pasi deputetja e tyre kaloi në VV, e akuzojnë Kurtin për këtë gjë

Aktuale

PDK del me komunikatë zyrtare pasi deputetja e tyre kaloi në VV, e akuzojnë Kurtin për këtë gjë

Nga: D.RR Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:11
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi kjo e fundit kaloi në VV dhe shkoi për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

Në komunikatën e PDK-së, ata akuzojnë Kurtin se  hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

Ende nuk kemi një deklaratë zyrtare nga vet deputetja Grainca lidhur me këto zhvillime.

Komunikata e plotë e PDK:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat