Moderatorja Laura Kryeziu rrahet dhe pezullohet nga RTK Radio, për shkak të reagimit ndaj padrejtësive

Aktuale

Moderatorja Laura Kryeziu rrahet dhe pezullohet nga RTK Radio, për shkak të reagimit ndaj padrejtësive

Nga: G.B Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:25
Laura Kryeziu

Moderatorja Laura Kryeziu e cila punon në Radio Kosova, është pezulluar nga puna, derisa ditë më parë ajo është rrahur nga kolegu i saj në vendin e punës.

Sipas burimeve të “Bota sot”, e gjitha ka ndodhur për shkak të reagimeve të Kryeziu, ndaj padrejtësive që kanë ndodhur.

E kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, Laura Kryeziu nuk ka pranuar të jap detaje, pasi ka thënë se për të njëjtën po merret policia.

Për opinionin publik, ajo ka sqaruar se do të dalë me deklaratë pasi të merret vendimi përfundimtar.

Kryeziu po ashtu ka falënderuar të gjithë dëgjuesit e saj por edhe gazetarët e njohur, të cilët i përkrahin me telefonata dhe mesazhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat