Deklarohet deputetja e re e VV-së, jep detaje për largimin e saj nga PDK-ja

Aktuale

Deklarohet deputetja e re e VV-së, jep detaje për largimin e saj nga PDK-ja

Nga: M.H. Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:57
Adelina Grainca dhe Albin Kurti

Deptuteja tashmë nga radhët e VV-së, Adelina Grainca përmes një shkrimi në facebok ka treguar arsyjet pse është larguar nga PDK-ja.

Grainca shprehët që në PDK nuk ka gjetur përkrahje dhe kjo ka qenë një ndër arsyjet që unë më nuk jam pjesë e saj, përcjell “Bota sot”.

Që nga fillimi më kanë neglizhuar si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, duke mos më ofruar mundësi për zhvillim si një politikane e re, shton më tej deputetja.

Mesazhi i tyre i qartë ka qenë që të marrë pjesë sepse nuk duan të ketë zgjedhje sërish dhe mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë pandemie për mua ishte e palejushme, kështu unë vendosa të marr pjesë në këtë votim.

Postimi i plotë

Largimi nga PDK-ja ka qenë për shkaqe politike. Nga prezantimi i emrit tim në kryesi (të PDK-së, dega Ferizaj) e deri më tani, nuk kam gjetur përkrahje. E gjithë kjo për shkak të moshës si dhe mungesës së përvojës në sferën e politikës. E përveç kësaj, edhe për shkak që nuk kam qenë pjesë e taborëve politike të mirë-vendosura. Që nga fillimi më kanë neglizhuar si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, duke mos më ofruar mundësi për zhvillim si një politikane e re dhe si person që përfaqëson rininë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo kohë më ka ndihmuar të reflektoj dhe shoh Lëvizjen Vetëvendosje, me moshën mesatare më të re dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave, mundësi më të mirë të zhvilloj dhe avancoj qëllimet për një shtet dhe shoqëri të prosperuar. Me zhvillimet e fundit për zgjedhje të presidentit, në vazhdimësi kam pasur kërkesa të shumta nga elektorati që më ka zgjedhur, që të marrë pjesë në seancën parlamentare për zgjedhje të presidentit. Mesazhi i tyre i qartë ka qenë që të marrë pjesë sepse nuk duan të ketë zgjedhje sërish. Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë. Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, dhe të marr pjesë në seancën e së dielës përkundër faktit që veçse ishte siguruar kuorumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat