Kreu i Gastronomëve i përgjigjet zëdhënësit të qeverisë, ja çka thotë për bufenë e mbushur me njerëz

Aktuale

Kreu i Gastronomëve i përgjigjet zëdhënësit të qeverisë, ja çka thotë për bufenë e mbushur me njerëz

Nga: P.R Më: 7 prill 2021 Në ora: 19:04
Petrit Kllokoqi

Një video e publikuar nga Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ku shihen pamje siç ka shkruar ai, nga bufeja e qeverisë, ka nxitur reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu, duke ia bashkangjitur edhe fotot e bufesë së qeverisë.

E ndaj Kryeziut ka reaguar përsëri kreu i Gastronomeve, Petrit Kllokoqi.

“Qeveria e Kosovës ka 15 Ministri gjithsej. E njëra nga to është edhe Ministria e Mjedisit dhe Infrastruktures, prej nga ka rrjedh edhe video e pubilkuar sot. Në videon e publikuar nga burimet tona dhe në fotot e publikuara si arsyetim nga disa, shihet qartë se shkallet nuk janë të njejta, as pllakat, e as karrikat. Nga burimet tona edhe Byfe-ja në objektin e Rilindjes ka qenë e hapur. Ndoshta në Kryeministri paska qenë e mbyllur!”, ka shkruar Petrit Kllokoqi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Kllokoqi gjatë ditës publikoi një video, në të cilën sipas tij, shihet bufeja e qeverisë së Kosovës e mbushur me plotë njerëz.

“Përderisa Gastronomia është mbyllur, Ka kush na zëvendëson: Byfe-ja e Qeverise së Kosovës”, ka shkruar në mbishkrim të videos Kllokoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat