Kreu i inspektorëve ia thotë troç qeverisë Kurti: Dilni vetë bëni rojë

Aktuale

Kreu i inspektorëve ia thotë troç qeverisë Kurti: Dilni vetë bëni rojë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:26
Adonis Tahiri

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se që nga data 12 mars, Ministria e Financave e udhëhequr nga Hekuran Murati, i ka listat e inspektorëve të secilës komunë, që sipas tij, kinse për të “korrigjuar” këtë “gabim”.

Tahiri shtoi se asnjë hap s’është bërë përpara, gjersa ka shtuar se “diskriminimi i inspektorëve tanë vazhdon.”

“Ose veproni shpejt në këtë drejtim – ose dilni vet bëni roje, shqiptoni gjoba e mbyllni lokale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Aksionet anti-Covid: Policia, inspektorët e nivelit qendror, inspektorët e komunave.

Shtesat për rrezikshmëri nga Covidi: Policia, inspektorët e nivelit qendror, zjarrfikësit, mësimdhënësit, etj...

Që nga data 12 mars Ministria e Financave i ka listat e inspektorëve të secilës komunë, kinse për të "korrigjuar" këtë "gabim". Por, asnjë hap përpara. Diskriminimi i inspektorëve tanë vazhdon.

Ose veproni shpejt në këtë drejtim - ose dilni vet bëni roje, shqiptoni gjoba e mbyllni lokale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat