IKSHPK lëshon njoftim të rëndësishëm për orarin e vaksinimit të të moshuarve

Aktuale

IKSHPK lëshon njoftim të rëndësishëm për orarin e vaksinimit të të moshuarve

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një njoftim për orarin e vaksinimit kundër COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se dje, sot e nesër do të vaksinohen personat mbi 85 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në QKMF-të e komunave ku ka nisur ky procesi

Ndërkaq, në të njëjtat lokacione, do të vaksinohen personat nga 80 deri në 84 vjeç, nga data 11 e deri më 13 prill.

Personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen përmes telefonit bazuar në të dhënat e plotësuara në ekosova.rks-gov.net.

Deri sot, janë vaksinuar mbi 300 persona vetëm në sallën “1 Tetori”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat