‘Zbulohet’ ilaçi për eliminimin e partive të vogla, lajm i keq për Nismën e AAK-në

Aktuale

‘Zbulohet’ ilaçi për eliminimin e partive të vogla, lajm i keq për Nismën e AAK-në

Nga: A.Morina Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir nuk është I kënaqur me zgjedhjet e shpeshta parlamentare në Kosovë.

Ai tha se problem kryesor është numri i madh i partive politike dhe pragu zgjedhor prej 5 përqind.

Eksperti amerikan kërkoi që të ndryshohet pragu zgjedhor nga 5 në 10 përqid.

“Ilaçi për mendimin tim është ngritja e pragut mbase në 10 përqind, e cila do të detyrojë partitë më të vogla që ndajnë pikëpamje të ngjashme të bashkohen së bashku dhe të formojnë një parti më të madhe”, shkroi Ben Meir në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Zgjedhjet e shpeshta parlamentare në Kosovë më kujtojnë se çfarë po ndodh aktualisht në Izrael. Problemi është se ka shumë parti që garojnë në zgjedhje, dhe për sa kohë që pragu në Kosovë mbetet 5 përqind për t'u kualifikuar, kjo lejon që një numër më i madh i partive të përfaqësohen në parlament. Ilaçi për mendimin tim është ngritja e pragut mbase në 10 përqind, e cila do të detyrojë partitë më të vogla që ndajnë pikëpamje të ngjashme të bashkohen së bashku dhe të formojnë një parti më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat