Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet me fakte ish Ministrit të Shëndetësisë

Aktuale

Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet me fakte ish Ministrit të Shëndetësisë

Nga: A.M. Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:49
Armend Zemaj

Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e marra për parandalimin e pandemisë Covid19.

Por, deklaratës së Zemajt, i është kundërpërgjigjur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi.

Ajo i ka përkujtuar ish ministrit rekomandimet e ekspertëve gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar,  kur ai ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ish Ministri Zemaj deklaron se ka hequr të zitë e ullirit për ta luftuar pandeminë. Kurse ai vet ka shkurtuar buxhetin për barna për 13 milion Euro në kohë pandemie duke sjellur nivelin e furnizimit me barna në më të ulëtin për 20 vitet e fundit”, ka shkruar Labinotë Demi Murtezi në Facebook.

Postimi i plotë

Ish Ministri i shëndetësisë Zemaj paska deklaruar se vendimet për masat e reja janë politike dhe se duhet dëgjuar ekspertët. Ai harron se ekspertët qysh nga nëntori i kanë rekomanduar në çdo raport se duhet të respektohen masat në mënyrë strikte dhe se duhet vendosur masa të reja, përndryshe është e pashmangshme mbyllja.

Përkundrazi ish Ministri i liron masat në fushatë.

Ish Ministri Zemaj deklaron se ka hequr të zitë e ullirit për ta luftuar pandeminë. Kurse ai vet ka shkurtuar buxhetin për barna për 13 milion Euro në kohë pandemie duke sjellur nivelin e furnizimit me barna në më të ulëtin për 20 vitet e fundit.

Ish Ministri Zemaj harron se as nuk është sjellur si Ministër e as si politikan. Si ekspert e dimë edhe ashtu se nuk është.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat