Analisti nga Amerika me kritika për Kurtin: Edhe pas tri jave qeveria e tij nuk duket që do të ketë në plan...

Aktuale

Analisti nga Amerika me kritika për Kurtin: Edhe pas tri jave qeveria e tij nuk duket që do të ketë në plan...

Nga: N. H Më: 11 prill 2021 Në ora: 20:50
Albin Kurti

Opinionisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Petrit Zogaj, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, duke thënë se është vetëm shteti serb, që do të dëshironte raporte të tensionuara në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Zogajt, këtë Serbia e ka dashur historikisht që Kosova dhe Shqipëria mos të komunikojnë si duhet, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, shprehet se edhe pas tri jave të ardhjes në pushtet, Qeveria Kurti nuk duket që do të ketë në plan ndonjë takim me Qeverinë Rama.

“Sot KM Kurti ka raporte me miqësore me Lajcakun, Borrel etj, të cilët e refuzojnë Kosovës, sesa me KM Rama. Këto tensione munden me i shkaktu nga naiviteti, por ne politike naiviteti kushton shumë. Edhe pas tri jave, Qeveria Kurti nuk duket që do të ketë në plan ndonjë takim me Qeverinë Rama. E pazakontë kjo në dy dekadat e fundit”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Petrit Zogaj

Është Serbia ajo që do të dëshironte raporte të tensionuara në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Historikisht këtë e ka dashur- që Kosova dhe Shqipëria mos të komunikojnë si duhet.

Aktualisht, KM Kurti, ministrat e tij, deputetet dhe aktivistet e LV të Prishtinës po i shkaktojnë këto tensione në mes Prishtinës dhe Tiranës.

Sot KM Kurti ka raporte me miqësore me Lajcakun, Borrel etj, të cilët e refuzojnë Kosovës, sesa me KM Rama. Këto tensione munden me i shkaktu nga naiviteti, por ne politike naiviteti kushton shumë.

Edhe pas tri jave, Qeveria Kurti nuk duket që do të ketë në plan ndonjë takim me Qeverinë Rama. E pazakontë kjo në dy dekadat e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat